19:21 / E Martë, 03 Gusht 2021 / k.v

Shfaqen dy vatra të reja zjarri në Bukosh të Suharekës (Foto)

Në orët e pasdites, sërish janë shfaqur dy vatra të reja të zjarrit në fshatin Bukosh të Komunës së Suharekës.

Ekipi i IndeksOnline ka arritur në këtë lokacion ku ka parë nga afër situatën.

Përveç Bukoshit, zjarret sërish janë aktive edhe në disa fshatra të Suharekës.

Menjëherë pas shfaqjes se zjarrit janë organizuar banorët e fshatit ku më pastaj kanë arritur zjarrfikësit dhe FSK të cilët kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin.

Rikujtojmë se situatë e vështirë nga zjarret është krijuar edhe në Grykën e Rugovës, mirëpo për fat të mire ende nuk ka asnjë viktimë./IndeksOnline/

Zjarri ka depërtuar afër shtëpive ku janë rrëzikuar të digjen disa shtëpi banimi.