16:53 / E Premte, 23 Gusht 2019

Shfaqen pamjet e para të Lexus të ri

Bëhet e ditur edhe data, se kur do të prezantohet

Kur të gjithë prodhuesit e veturave, janë të fokusuara në makina elektrike, apo kanë së paku një version të tillë, Lexus ka mbetur mjaft prapa, por jo për shumë gjatë.

Mësohet se Lexus është duke punuar në një makinë elektrike, të cilën do ta prezantojë gjatë tetorit në Tokyo Auto Show.

Derisa nuk dihej nëse ishte crossover apo sedan, me dy dyer apo katër, bëhet e ditur se është një makinë në formë katrore e destinuar për rrugë urbane dhe me stil shumë futuristik.

Me shfaqjen e pamjeve të këtij Lexus të ri, bëhet e ditur se këtë dizajn do ta kenë edhe veturat tjera që vijnë nga e njëjta linjë.

Specifikat nuk janë bërë të ditura, ndërsa shihen dy ekrane në të dy anët e timonit, që duket se do të ketë teknologji të lartë dhe shumë të mirë.