09:09 / E Mërkurë, 11 Mars 2020 / indeksADMonline

Shfaqet brendia e “Cadillacut CT5-V”, mësohet se çfarë sistemi të transmisionit do të ketë

Mënyra e krijimit të kësaj makine, lë të kuptohet se nuk do të mbesin anash dashamirësit e transmisionit manual

Kur është prezantuar “Cadillac CT5-V”, të gjitha janë befasuar me atë se çfarë ka sjell “General Motorsi”.

Derisa CTS-V ka i ka 640 kuaj fuqi, në CT5-V pritet të jetë një motor edhe më i fuqishëm, që do të ketë kapacitet më të lartë.

Ishte thënë se kjo makinë do të ketë edhe transmision manual, ndërsa të dhënat e fundit, lënë të kuptohet se do të jetë ndërtuar pikërisht në këtë formë.

Në bazë të imazheve ku shfaqet brendia e kësaj makine, është mësuar se çfarë sistemi të transmisionit do të ketë, gjë që u ka pëlqyer shumë atyre që nuk e duan transmisionin automatik.

Por, në raportin e shpërndarë, nuk janë shfaqur imazhet që e tregojnë brendinë e Cadillac CT5-V, pasi që auto pritet të prezantohen shumë shpejt.

Brenda kësaj kohe, pritet që të ketë edhe të dhëna shtesë rreth kësaj makine, që është e fuqishme dhe ka stil shumë të mirë.