19:55 / E Premte, 18 Maj 2018 / indeksADMonline

Shfaqet futbollisti që u rrëzua nga kati i tretë: Po jetoj për herë të dytë! (Video)

Futbollisti i ekipit spanjoll Albacete, Pelayo Novo kishte rënë nga kati I tretë I hotelit ku po qëndronte me klubin e tij duke marrë lëndime të rëndë.

Por, 2 muaj më pas duket se gjendja e tij është dukshëm më e mirë.

Novo është shfaqur në një video nga shtëpia ku ka treguar për gjendjen e tij.

“Kam kaluar një rrugë të vështirë, por që tani jam më mirë. Jam këtu duke jetuar një jetë të dytë. Çdo ditë është një mundësi e re për të fituar dhe ajo që më bën të fortë është doza e mbështetjes që më keni dhënë ju. Faleminderit nga të gjithë, sidomos nga skuadra e Albacetes që më ka mbështetur pa masë” ka thënë futbollisti./Indeksonline/

Temat: