12:42 / E Hënë, 09 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Rishfaqet ujku në Han të Elezit, banorët sjellin pamjet e tij

Zonat rurale në vendin tonë, vazhdojnë të jenë të rrezikuara nga kafshët e egra, veçmas gjatë stinës së dimrit.

Në fshatin Dimc të Hanit të Elezit vitin e kaluar një fëmijë 5- vjeçar është sulmuar nga një ujk, derisa banorët vazhdimisht ndjeheshin të kërcënuar dhe me frikë.

Duket se ky vend nuk po ka qetësi nga ujqërit.

Prapë, mbrëmë kjo kafshë u shfaq në rrugët e fshatit Paldenicë, saktësisht te vendi që banorët e njohin si Çezma e Hetemit./Indeksonline/