10:11 / E Shtunë, 09 Qershor 2018 / indeksADMonline

Shi i madh, krijohen kolona të mëdha në Sllatinë [Video]

Shi i madh ka filluar që të bie në disa vende të Kosovës. Kështu përgjatë rrugës Sllatinë- Prishtinë ka bërë që të krijohen kolona të gjata të automjeteve.

Sipas një video që ka dërguar një lexues i Indeksonline në redaksi shihet se si ndryshimi i temperaturave ka shkaktuar tollovi në komunikacion.

Kujtojmë, se si pasojë e kushteve atmosferike duhet pasur kujdes në trafik pasi që shumë raste mund të ketë pasoja me aksidente të ndryshme.

Ndryshe, Policia gjithmonë apelon tek ngasësit në komunikacion që të rrisin kujdesin e tyre gjatë vozitjes.

Më poshtë shikoni videon:

/Indeksonline/