75 Mall Live Search
14:07 / E Martë, 23 Qershor 2026 / KV

Shi i rrëmbyeshëm në Klinë, reshje edhe në pjesë tjera të vendit (Video)

Pas disa ditësh me temperatura të larta dhe mot përvëlues që ka përfshirë pjesën më të madhe të Kosovës, komuna e Klinës është përfshirë nga reshje të dendura shiu, të cilat kanë sjellë një freskim të ndjeshëm të motit.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë reshje intensive që kanë përfshirë qytetin brenda një kohe të shkurtër, duke krijuar grumbullime të ujit në rrugë dhe duke vështirësuar përkohësisht qarkullimin e automjeteve.

Derisa në shumë komuna të vendit temperaturat e larta dhe vapa vazhdojnë të jenë të pranishme, në Klinë reshjet e shiut kanë ndikuar në uljen e temperaturave dhe freskimin e ajrit, duke sjellë lehtësim për qytetarët pas ditëve me mot të nxehtë.

Shiu i rrëmbyeshëm u shoqërua edhe me erë dhe intensitet të lartë të reshjeve, ndërsa deri më tani nuk është raportuar për dëme të shkaktuara nga moti.