Shi në jug e dëborë në veri, ky është moti për ditën e sotme
Orët e para të ditës mbeten me shira të dobët në zonat perëndimore ndërsa vranësira të dendura dhe reshje shiu e dëbore vijojnë ndikimin e tyre në zonat malore.
Gjatë mesditës reshjet lokalizohen në vijën kufitare Lindore duke lënë pjesën tjetër të Shqipërisë me kthjellime e vranësira të shpeshta. Pasditja dje orët vijuese do të mbeten në kushtet e kthjellimeve të shkurtra me vranësira të shpeshta në të gjithë territorin shqiptar.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do pësojnë rënie të lehtë gjatë mëngjesit, rënie që vijon më e ndjeshme në orët e mesditës.
Era do fryjë kryesisht mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor ndërsa në det dallgëzimi forcohet në 3 ballë. /albeu.com