Kërkon ndihmë duke pretenduar se burri zjarrfikës po luftonte me zjarrin, gruaja përvetësoi 11 mijë dollar
Një grua shtatzënë kishte mashtruar publikun duke përvetësuar 11 mijë dollar në emër të nevojës dhe bamirësisë së njerëzve.
Ajo ka publikuar një fotografi në Facebook” ku thënë se bashkëshorti i saj, Shame Goodman, ishte zjarrfikës dhe po luftonte me zjarrin, dhe kështu kishte kërkuar ndihmë financiare nga njerëzit.
Duke filluar nga 10 gushti, gruaja kishte pranuar gjëra ushqimore për bebe, ushqim dhe madje edhe para për të ndihmuar këtë familje.
Sipas informacioneve të departamentit për informim në Policinë e Kalifornin e Jugut, gruaja kishte përvetësuar më shumë se 11 mijë dollar.
“Nuk ka ndonjë zjarrfikës me emrin, Shane Goodman, në fakt ai nuk ekziston” ka thënë Carrie Braun, zëdhënës i policisë.
Ndryshe, gruaja mashtruese tashmë është duke u përballur me ligjin./Indeksonline/