07:08 / E Premte, 17 Qershor 2022 / OSH

Shi përsëri, moti për sot dhe në vikend

Të premten kalimi i një frontit të ftohtë sërish sjell kushte për rrebeshe shiu e bubullima, por vetëm shkurtimisht.Në fundjavë, të shtunën do mbajë mot i freskët e pjesërisht i vranët, me mundësi për riga lokale shiu. Nga e diela vransirat shpërndahen, e do të ketë intervale më të gjata me diell, derisa në fillim të javës së ardhshme mund të mbajë edhe mot më i nxehtë.

17.06 – Fillimisht mbetet ngrohtë dhe me diell. Pasdite vransirat shtohen e priten edhe rrebeshe shiu me bubullima.

18.06 – Pjesërisht vranët e më freskët, me mundësi për riga lokale shiu orëve të pasdites.19.06 – Kryesisht me diell dhe më ngrohtë.

20.06 – Kryesisht me diell dhe më nxehtë.Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 10C e 14C, ndërsa maksimalet pasi që kapin vlera deri në 27 e 28C ditën e enjte, zbresin në 22C e 23C ditën e shtunë, mirëpo duke shënuar rritje në 29c e 30C në fillim të javës së ardhshme.Do të fryj erë kryesisht nga verilindja, mesatare dhe mesatarisht e fuqishme 5-12m/s.Shtypja atmosferike më e lartë mbi vlera normale, me tendencë të rënies.