11:15 / E Mërkurë, 02 Dhjetor 2020 / OSH

Shifrat e 24 orëve të fundit e çojnë peshë Kroacinë

Kroacia është në gjendje kaosi nga shifrat e larta të koronavirusit.

Të dhënat e fundit nga Shtabi i Krizave tregojnë se 3539 njerëz janë infektuar me Covid19 në 24 orët e fundit.

Plot 55 viktima janë regjistruar poashtu.

Bëhet e ditur se 2408 njerëz janë të shtrirë në spital, nga ta 252 në gjendje më të rëndë.

Që nga 25 Shkurt 2020, kur u regjistrua rasti i parë i infeksionit në Kroaci, 134.881 njerëz janë infektuar me Covid19, ndërsa 1916 persona humbën jetën./Indeksonline/