18:48 / E Diele, 25 Tetor 2020 / Blerim

Shifrat e fundit, vetëm 1 në katër të infektuar në gjithë botën është ende aktiv me Covid-19

Në të gjithë botën aktualisht numërohen pak më shumë se 10 milionë njerëz aktivë pas infektimit me koronavirus.

Aktualisht ka shkuar në 43 milionë numri I njerëzve të evidentuar me Covid-19, në mbarë botën.

Ata janë zbuluar nga kryerja e më shumë se 800 milionë tamponëve. Kështu rezulton se është testuar një e dhjeta e popullsisë 8 miliardëshe në mbarë botën.

Kampion është Kina me 160 milionë teste të kryera në 1.4 miliardë popullsi.

Sot në të gjithë botën janë 10 milionë njerëz ende të infektuar. Numri i tyre ulet çdo ditë, por njëkohësisht rritet nga numrat e rinj të infektimeve.

Vetëm dje ishin më shumë se 450 mijë njerëz pozitivë në të gjithë botën.

Numrin më të madh të të infektuarve sikurse shihni tabelën e kanë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.