09:24 / E Hënë, 23 Mars 2020 / indeksADMonline

Shifrat globale: 339 mijë të prekur nga koronavirusi

Raportohet se 339,000 njerëz janë prekur me koronavirus, mbi 14.700 kanë vdekur, sipas një raporti nga Universiteti “Johns Hopkins”.

Numri i të shëruarve nga Covid-19 është mbi 99 mijë.

Në ndërkohë, miliona banorë që jetojnë në 75 rrethe në të gjithë Indinë janë vendosur në kufizime të udhëtimit, punës dhe lëvizjes deri më 31 mars, raporton CNN.