15:30 / E Martë, 13 Shkurt 2024 / L K

Shikojeni kush është kthyer te Liverpooli

Ka lajme të mira nga kampi i Liverpoolit. Mohamed Salah është rikthyer sot në stërvitje. Ylli i skuadrës ka qenë prezent në stërvitjen e sotme.

Përgatitja fizike e Salah do të testohet para ndeshjes me Brentford dhe më pas do të vendoset nëse mund të rikthehet në fushë.

Salah pësoi lëndim në ndeshjen e dytë të Egjiptit në Kupën e Kombeve dhe më pas u rikthye në Angli për rikuperim./Indeksonline/