09:38 / E Enjte, 12 Janar 2023 / B O

Shikojeni kush ka udhëtuar me Ballkanin në Turqi

Pas një kohe të gjatë, me skuadrën e Ballkanit është bërë bashkë mbrojtësi i shquar, Rrustem Hoxha. Pas lëndimit të rëndë që pësoi disa muaj më parë, Hoxha është vënë nën urdhërat e trajnerit Daja.

Mbrojtësi 31 vjeçar ka udhëtuar me Ballkanin në Antalia të Turqisë ku do të zhvillojë skuada stërvitjet parapërgatitore për pjesën tjetër të sezonit.

Hoxha kishte këputur ligamentet në miqësoren ndaj Shkupit dhe i ishte nënshtruar më pas një operacioni të rëndë./Indeksonline.