Shikojeni ndotjen e ajrit që shkakton termocentrali (Foto)
Ndotja e ajrit këtë vit ka qenë e lartë, ku në bazë të matjeve të Ambasadës Amerikane në Kosovë, Prishtina ka pri në listën si qyteti më i ndotur në botë.
Ndër ndotësit më të mëdhenj të ajrit, janë termocentralet në Obiliq.
Siç shihet në këto foto nga një banor atje të dërguar për Indeksonline, tym i madh del nga termocentralet e KEK-ut.
Kujtojmë që në Qendrën kryesore të Mjekësisë familjare në Obiliq, gjatë vitit 2017 si pasojë e ajrit të ndotur janë regjistruar 12 mijë raste të vizitave mjekësore vetëm nga fëmijët./Indeksonline/