15:33 / E Mërkurë, 01 Qershor 2022 / B O

Shikojeni se ku i përfundon shqiptarit Porscheja luksoze

Një aksident automobilistik është regjistruar këtë të mërkurë në aksin rrugor Fier-Patos, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një person.

Burime zyrtare bëjnë me dije se shtetasi M. P., 29 vjeç, banues në Patos, duke drejtuar automjetin tip “Porsche” ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar vet drejtuesi i makinës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00.

Siç shihet dhe nga pamjet e mëposhtme autmojeti ka përfunduar në një kanal anës rrugës. 29-vjeçari është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.