13:08 / E Hënë, 06 Gusht 2018 / indeksADMonline

Shikojeni se si hajnat e vjedhin një veturë në një fshat të Kosovës (Video)

Persona të panjohur mbrëmë kanë vjedhur një veturë në fshatin Sibovc të Podujevës.

Indeksonline ka siguruar video nga kjo vjedhje ku shihen personat duke e kryer veprën.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale e Prishtinës.

“Në Stacionin Policor të Podujevës është hapur rasti i vjedhjes së rëndë. Rasti ka ndodhur në Sibovc ku nga persona të dyshuar është vjedhur një veturë e tipit VW”, ka deklaruar Flora Ahmeti, zyrtare për informim në polici.

Me rastin po merren hetuesit policor të cilët po punojnë intensivisht në identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar./Indeksonline/

Temat: