21:52 / E Diele, 05 Janar 2020 / indeksADMonline

Shikoni gëzimin e zjarrfikësve pasi ra shi në Australi

Zjarrfikësit dhe ekipet e shpëtimit më në fund kanë arritur të marrin një minutë frymë pasi që një shi ka filluar në New South Wales në Australi.

Zjarret e mëdha ka kohë që kanë kapluar vendin dhe përpjekjet e pafund të ekipeve të shpëtimit nuk kanë ndaluar zjarret.

Qindra persona janë larguar nga shtëpitë e tyre këto ditë ku temperaturat kanë arritur deri ën 50 gradë Celcius. Mbi 480 milionë kafshë janë vrarë në zjarre.