11:13 / E Diele, 11 Gusht 2019 / indeksADMonline

Shikoni momentin kur Leao i Milanit kaloi 4 lojtarë të Feronikelit si ‘në autostradë’

Në ndeshjen miqësore Feronikeli – Milan, debutoi blerja më e re e rosonerëve, Rafael Leao.

Portugezi që u ble nga Lille, hyri në pjesën e dytë dhe asistoi për golin e Fabio Borinit.

Milan fitoi ndeshjen me lehtësi 2-0.

Një moment që tërhoqi vëmendjen e tifozëve ishte depërtimi i Leaos kur kaloi 4 lojtarë të Feronikelit pa asnjë problem. /Indeksonline/