09:28 / E Hënë, 14 Maj 2018 / indeksADMonline

Shikoni reagimin qesharak të reporteres, kur befas kupton se është në transmetim live (Video)

Ky është momenti qesharak kur një gazetare befas e kupton se është në transmetim live në televizion dhe me shpejtësi e lëshon pallton e saj në shkurret që janë aty afër.

Gazetarja televizive, Maria Ryabova ishte duke pritur për të hyrë në transmetim të drejtpërdrejt në Rusi me pallton e hedhur mbi supe, për ta mbajtur ngrohtë, transmeton Indeksonline.

Por, ajo papritmas e gjen veten në lidhje të drejtpërdrejt kur e dëgjon producenten e saj duke bërtitur: “Hiqe pallton, hidhe atë në tokë”.

Ajo pastaj bën çmos për të rifilluar transmetimin në mënyrë më të mirë dhe mundohet të buzëqeshë./Indeksonline/