13:23 / E Premte, 13 Korrik 2018 / indeksADMonline

Shikoni sa ka fituar Juventus brenda 24 orëve me shitjen e fanellave të CR7

Transferimi i Ronaldos te klubi i Juventus për 105 milion euro duket të jetë një shumë e lartë për sa i përket futbollit italian.

Madje shumë persona kanë qënë kundër këtij transferimi për kaq shumë para ku u njoftuan edhe greva nga puntorët.

Por së fundmi po vijnë përfitimet e para të klubit italian nga blerja e CR7.

“Yahoo Sports Italia” ka zbuluar se në 24 orë janë shitur 520,000 fanella në kanalet zyrtare të Juventusit dhe Adidasit.

20,000 nga to janë shitur në dyqanet e Juves dhe Adidasit nëpër botë, kurse 500,000 në dyqanet zyrtare online.

Në bazë të këtyre shifrave, duke ditur se çmimet ndryshojnë, raportohet se janë mbledhur të paktën 52 milionë euro nga këto shitje.

Shumë kjo tepër e konsiderueshme dhe që është sa gjysma e vlerës së paguar te Real Madridi për të marrë shërbimet e Ronaldos. /IndeksOnline/