17:31 / E Shtunë, 17 Mars 2018 / indeksADMonline

Bale pëson rënie në merkato, CR7 si “vera e kuqe”

Koha e vështirë që po kalon Gareth Bale në Real Madrid mund të shihet në disa aspekte. Lëndimet ia kanë pamundësuar atij të shkëlqejë për një kohë të konsiderueshme në tre vitet e fundit. Ai është lojtari i 15-të në Real Madrid sa i përket minutazhit në fushë këtë vit.

Kjo ka ndikuar shumë edhe në vlerën e tij në treg. Sic mund të shihet në faqen e specializuar për futboll, Transfermarkt, Bale kishte vlerë 80 milionë euro në gusht të vitit 2013, ndërsa tani vlera e tij është 75 milionë euro. Vlera e tij arriti në 90 milionë, por ka rënë që nga qershori i vitit 2017.

Ndërsa vlera e Bale ka rënë, ajo e Cristiano Ronaldos, megjithë faktin që është 33-vjecar, tani ka vlerë 120 milionë. Ndërkohë vlera e tij ishte 70 milionë kur erdhi në Madrid, në verën e vitit 2009. /IndeksOnline/