16:31 / E Premte, 11 Tetor 2019 / indeksADMonline

Shikoni se kush është xhudistja që ka postuar fotografi me krenarinë e Kosovës, Majlinda Kelmendin

Janë publikuar disa foto nga stërvitjet që po i mbajnë xhudistët nga vende të ndryshme të botës, e në njërën nga ato foto është edhe Majlinda Kelmendi e cila është në foto së bashku me Daria Bilodid.

Daria Bilodid është kampione e dyfishtë botërore në xhudo, dhe tani ajo ka publikuar në twitter një foto me kampionen tonë Majlinda Kelmendin.

Daria dhe Majlinda duket se janë duke marrë pjesë së bashku në parapërgaditje për garat e ardhshme.

Po ashtu xhudistja u shpreh e lumtur për këtë takim duke shkruajtur “Ishte shumë mirë të stërvitësha këtu”

Daria Bilodid u bë Kampione Botërore në Tokyo 2019 dhe është vetëm 19 vjeçare./Indeksonline/.