07:23 / E Mërkurë, 29 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Shikoni se si flokët mund të rriten 2 centimetra për 7 ditë

Tregoi se si flokët rriten 2 centimetra për 7 ditë dhe mezi po presim ta provojmë këtë truk

Grimi profesional i stilistit dhe mbretëresha e tutorialit “bëje vetë” Farah Dhukai është zonjë ektrem e popullarizuar – Instagramin e saj e ndjekin mbi 3milion njerëz, edhe atë me arësye shumë të mirë … Në fakt, kjo grua çdo ditë tregon se si është e mundur të kuroheni edhe me sasinë minimale të të hollave edhe atë në mënyrë plotësisht natyrale.

‘Zezakja atraktive’ na tregoi ca udhëzues perfekt për lëkurën dhe flokët, kurse njëri nga ata që tërhoqi më së shumti vëmendje është receta për vajin shtëpiak i cili nxitë rritjen e flokëve.

Farah thekson se ky serum mundëson që flokët për vetëm një javë të rriten prej 2 deri 4 centimetra, varësisht nga cilësia dhe lloji i flokëve tuaja.

E tëra që ju nevojitet për këtë serum të fuqishëm janë dy përbërës:

vaj kungulli
vaj esencial nenexhiku
Përgatitja:

Përgatitni vajin në mënyrë që vaji i kungullit të jetë bazë në të cilën do të shtoni vetëm disa pika vaj nenexhiku. E ngrohni këtë përzierje me avull, pastaj të ngrohtë e fërkoni në lëkurën e kokës, duke masazhuar butësisht.

Pastaj lyeni flokët, dhe përdorni masazhuesin për kokë edhe atë 5 deri 7 minuta. Ky është truku magjik, sepse përshpejton qarkullimin.

Kur të mbaroni, lani flokët menjëherë apo pas një nate gjumë – zgjedhja është e juaja.

Është e nevojshme që këtë vaj ta përdorni çdo ditë gjatë 7 ditëve.

Vaji i kungullit përmbanë acide yndyrore, vitamina B dhe ushqyes thelbësorë të nevojshëm për rritjen e flokëve, kurse vaji i nenexhikut stimulon dhe rigjeneron folikulat që janë përgjegjëse për rritjen e flokëve të shëndetshme.