14:56 / E Mërkurë, 26 Janar 2022 / OSH

Shikoni si rrjedh uji në departamentin e pensioneve në Prishtinë!

Zyret në departamentin e pensioneve në komunën e Prishtinës janë në gjendje të mjerueshme.

Një lexues i IndeksOnline ka dërguar pamje nga brendësia e njëres zyre.

Sipas videos, aty nuk kishte kushte për punë pasi uji rrjedhte nga tavani i zyres.

E siç duket kjo nuk është hera e parë që po ndodh. Në bazë të të dhënave kjo është hera e tretë që punëtorët po përballen me këtë problem mirëpo askush nuk ka ndërrmarrë asnjë masë./IndeksOnline/