13:19 / E Hënë, 03 Shtator 2018 / indeksADMonline

Shiten ilegalisht barna natyrale në shesh të Prishtinës

Barna të ndryshime po shiten në sheshet e Prishtinës pa recetë të mjekut.

Inspeksioni komunal thotë se është në terren dhe se nëse has në shitës ambulantë atëherë ndaj tyre do të merren masa.

 Por ky shitës i ilaçeve natyrale ka zënë vend në shesh të Prishtinës. Ai shet produktet e tij pa u frikësuar se mund të gjobitet.

 Lidhur me këtë “barnatore” të vendosur në shesh, Indeksonline ka kontaktuar edhe komunën e Prishtinës, të cilët janë përgjigjur shkurt.

 “Drejtoria e Inspeksionit, Sektori i Rendit Komunal në vazhdimësi është në inspektim të shesheve me ekipe kujdestare, gjatë ditëve të punës në dy ndërrime, e poashtu edhe gjatë fundjavës. Në rastet kur hasim në shitës pa leje, marrim mara ligjore pavarësisht mallrave që shesin”, është thënë nga Zyra për Informim e Komunës së Prishtinës./Indeksonline/