10:36 / E Premte, 30 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Ministri i Shëndetësisë së Serbisë: Kemi blerë barna për serbët në veri, por s’po kemi si t’i dërgojmë

Ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Serbisë, Zlatibor Loncar, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për vendosjen e taksës 100% për mmallrat serbe.

Loncar ka thënë se me këtë vendim po i shkelin të drejtat themelore të njeriut për jetuar, kuruar e ushqyer, transmeton Indeksonline.

Sipas tij, aktualisht në Qendrën e Shëndetit në Komunën Veriore të Mitrovicës janë duke u trajtuar 350 pacientë, të cilët sic ka thënë ai nuk do të mund të mbijetojnë pa medikamente, oksigjen dhe  ushqim.

Ministri serb ka njoftuar se Serbia ka blerë  gjithçka që iu duhet për trajtim pacientëve në veri, por vetëm se duhet dikush t’i ndihmojë për t’ua dërguar ato.

“Shteti i Serbisë tani ka blerë gjithçka që është e nevojshme për trajtimin e pacientëve në Kosovë. Ne vetëm kemi nevojë që dikush të na ndihmoj t’ua dërgojmë ato”, ka thënë Loncar, duke shprehur shqetësim për mosinteresimin e organizatave të shëndetësisë për gjendjen e serbëve në Kosovë. /Indeksonline/