17:00 / E Mërkurë, 16 Janar 2019 / indeksADMonline

Shiten në Klinë, Range Rover 5000 euro, Mercedesi 150 euro, Opel Vectra 50 euro!

Ditë më parë komuna e Klinës ka bërë njoftimin publik për shitjen e automjeteve të mbetura nga qytetarët, e që kanë mbetur vetëm edhe disa ditë deri në mbylljen e aplikimit.

Përmes këtij ankandi publik shiten vetura të llojeve të ndryshme.

Një veturë e tipit “Toyota”, shitet 200 euro pa regjistrim e sigurim, derisa një “Range Rover” me vitin e prodhimit 2010, i është vënë fillimisht çmimi 5 mijë euro, shkruan Indeksonline.

Në këtë ankand publik janë gjithësej 25 vetura, derisa në njoftim poashtu thuhet se të drejtën e blerjes mund ta kryejnë të gjithë të interesuarit juridik apo fizik.

Sipas të njëjtit njoftim, Aplikacionet në Pliko të mbyllura dorzohen në komunë para dates 28.01.2019 ora 14.00.

Hapja Publike e aplikacioneve bëhet me datën 28.01.2019 ora 14.00

Kriteret për shpërblim me kontratë :

  1. Çmimi më i lartë
  2. Automjetet shiten ashtu siç jane. Pa ndonje Obligim shtesë nga A.K.
  3. Dokumentacioni Librezat Origjinale Vetëm për Automjetin nën Pozicioni I.5, I.6 DHE I..8
  4. Të tjerat nuk ju dihen librezat apo ndonjë dokument tjeter valid.