08:39 / E Martë, 12 Mars 2019 / indeksADMonline

Shiten të gjitha biletat e ndeshjes Kosovë – Bullgari, mbesin vetëm pak VIP

Interesimi ka qenë i madh për të blerë një biletë për ndeshjen Kosovë – Bullgari.

Indeksonline, ka kontaktuar zyrën e faqes zyrtare që ofron biletat online dhe ata kanë bërë të ditur që të gjitha biletat janë shitur, përveç sektorit VIP ku kanë mbetur edhe disa.

Ndërsa për ndeshjen tjetër me Danimarkën kanë mbetur edhe 1300 bileta.

Kosova do të luaj kundër Danimarkës ndeshjen miqësore me 21 mars ndërsa 4 ditë më vonë kundër Bullgarisë. /Indeksonline/