20:28 / E Mërkurë, 22 Mars 2023 / Gj. Sh

Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Izrael – Kosovë

Stadiumi ku do të luhet ndeshja kualifikuese për Kampionatin Evropian mes Izraelit dhe Kosovës do të jetë i mbushur i tëri.

Federata izraelite ka bërë të ditur se tashmë janë shitur të gjitha biletat për këtë ndeshje e cila do të zhvillohet të shtunën në ”Bloomfield Stadium (Tel-Aviv)”, më fillim nga ora 18:00, shkruan IndeksOnline.

Kapaciteti i stadiumit është rreth 30 mijë ulëse.

Trajneri i Izraelit, Alon Hazan, ka falënderuar tifozët për mbështetjen e madhe dhe ka premtuar fitore ndaj Kosovës.

“Është kaq e pakuptueshme të shijosh një shprehje të tillë besimi nga audienca dhe ne me të vërtetë themi faleminderit secilit prej jush. “Sa shumë krenari.Premtoj qe do te bejme gjithcka, qe nuk do te heqim dore nga asnje top dhe uroj qe kete here te festojme se bashku ne fund te ndeshjes. Kjo së bashku është burimi i fuqisë sonë më të madhe.”, ka thënë Hazan./IndeksOnline/