18:39 / E Hënë, 25 Maj 2020 / indeksADMonline

Shitet në ankand unaza e Kobe Bryant, kjo është shifra

Unaza prej ari dhe diamanti që Kobe Bryant i dhuroi të ëmës 20 vite më parë u shit në një ankand për 209,080 dollarë.

20 vite më parë, Kobe bleu dy unaza identike për prindërit, si formë për të kujtuar kampionatin e parë në NBA. TMZ raporton se nëna e Kobe, Pamela Bryant, u përpoq kohë më parë të shiste disa kujtime të Kobe, por ai nuk ra dakord dhe e ndaloi. Më pas, basketbollisti i ndjerë aprovoi shitjen dhe prindërit e tij shitën gjashtë artikuj – duke përfshirë unazat – te një koleksionist privat, njëkohësisht adhurues i LA Lakers. Të gjithë artikujt u shitën për 280,000 dollarë.

Tani, koleksionisti privat shkoi në Goldin Auction për të parë sa mund të fitonte nga shitja e unazës. Vlera minimale ishte 15,000 dollarë dhe pas 20 ofertash, unaza u shit për më shumë se 206,000 dollarë. Pritet që në një tjetër ankand të shitet edhe unaza që Kobe i dhuroi të atit, e cila me gjasë do të kapë një shifër më të lartë.

Unaza e Kobe Bryant u shit në ankand dhe shifra padyshim që ishte e