09:34 / E Shtunë, 25 Maj 2019 / indeksADMonline

Shitet skuadra e madhe italiane, priten transfere të mëdha në verë

Miliarderi italiano-amerikan, Rocco Commisso , është një hap larg blerjes së Fiorentinës . Marrëveshja u arrit javën e kaluar në Nju Jork , ku Diego Della Valle kishte shkuar në Manhatan për të inauguruar një dyqan të ri të Tod.

Marrëveshja është arritur për shumën prej 150 milionë dollarësh, por që sipas mediave, kjo shifër mund të jetë edhe më e lartë.

Ndeshja e së nesërmes mund të ketë ndikim në vlerësimin përfundimtar të klubit.

Miliarderi Commisso emigroi në Amerikë kur ishte 12 vjeçar. Ai arriti që në moshën 22 vjeçare të diplomojë në inxhinieri industriale. re vjet më vonë, ai mori diplomën e tij master nga Columbia Business School. Pas punës në bankat e investimeve , Commisso themeloi Mediacom , një kompani që prodhon kabllot e telekomunikacionit në SHBA.

Aktualisht llogaritet si njeriu u 200-të më i pasur në botë. Që nga viti 2017 ai është pronar i New York Cosmos.

Qëllimi i tij është që Fiorentinën të rikthejë në arenën evropiane. Commiso ka paralajmëruar në marrëveshje shumë transfere në verë me skuadrën Viola./Indeksonline/