07:41 / E Enjte, 02 Maj 2019 / indeksADMonline

Shitje rekord smartfonësh, Samsung dhe Apple në vështirësi

Huawei u rrit nga 39.3 milionë telefonë të shitur në tre mujorin e parë të 2018-ës në 59.1 milionë telefonë të shitur në tre mujorin e parë të 2019-ës sipas IDC dhe SA.

IDC dhe Strategy Analytics publikuan ditën e sotme statistikat e fundit për shitjet e smartfonëve dhe fituesi i qartë sipas tyre është gjigandi Kinez Huawei në kurriz të Samsung dhe Apple.

Huawei ka flirtuar me pozicionin e prodhuesit të dytë më të madh në botë prej kohësh pas parakaloi Apple për herë të parë në 2017-ën dhe që prej 2018 kanë ngelur duke ndërruar pozicionet.

Rritja e kompanisë në 2019-ën i jep më shumë kontroll mbi vendin e dytë. Huawei u rrit nga 39.3 milionë telefonë të shitur në tre mujorin e parë të 2018-ës në 59.1 milionë telefonë të shitur në tre mujorin e parë të 2019-ës sipas IDC dhe SA.

Shitjet e iPhone u tkurrën nga 52.2 milionë vitin e kaluar në 36 deri në 43 milionë këtë vit. Apple së fundi ndaloi të ofruari statistika për shitjet e telefonëve dhe shifrat e lartpërmendura janë parashikime.

Sakaq Samsung ra nga 78.2 milionë telefonë të shitur në 71.9 milionë. Në fakt pa rritjen e Huawei tregu i smartfonë do të kishte qenë në krizë tashmë.

Marka të tjera globale të cilat dikur kanë pasur prezencë të dukshme janë duke vuajtur gjithashtu. Shitjet e Sony ranë dhe kompania po mendon të ndalojë plotësisht biznesin. Javën e kaluar LG sinjalizoi ndalimin e shitjeve në Korenë e Jugut. Ndërsa HTC ka ngelur vetëm teknikisht pjesë e këtij tregu.

Huawei është përjashtimi i vetëm. Kompania së fundi është kritikuar dhe refuzuar nga Shtetet e Bashkuara ku nuk i lejohet shitja e telefonëve.

I gjithë suksesi i Huawei vjen nga Kina dhe Evropa.