15:09 / E Diele, 27 Gusht 2023 / Gj. Sh

Shiu i madh ndërpret ndeshjen e kampionatit holandez (VIDEO)

Është ndërprerë ndeshja Feyenord – Almere City, e vlefshme për javën e tretë të Superligës së Holandës.

Ishte minuta e 8-të e ndeshjes kur gjyqtari vendosi ta ndërpriste ndeshjen për shkak të reshjeve të dendura të shiut në stadiumi “De Kuip”, shkruan IndeksOnline.

Ndeshja ishte e pamundur të zhvillohet në ato kushte, dhe futbollistët shkuan në dhomat e zhveshjes.

Feyenord ishte duke udhëhequr me rezultat 1-0, pasi Gimenez shënoi vetëm pas katër minutave lojë./IndeksOnline/