20:19 / E Martë, 09 Korrik 2019 / indeksADMonline

Shiu shkakton prishje të energjisë elektrike, Prishtina më e prekura

Mot i lig ka mbretëruar sot në vendin tonë. Pas disa ditësh me temperatura të larta, pasditen e sotme pati reshje të shiut.

Si pasojë e reshjeve të shiut, po ka probleme të qarkullimit në trafik dhe jo vetëm.

Kushtet e rënduara atmosferike kanë shkaktuar edhe një varg prishjes të energjisë elektrikë anekënd Kosovës.

Më e afektuara është zona e Prishtinës, ku kanë qenë deri në 8 dalje në prishje./Indeksonline/