20:22 / E Martë, 09 Korrik 2019 / indeksADMonline

Vështirësohet qarkullimi i automjeteve në Prishtinë

Si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut pasditen e sotme, rrugët në Prishtinës janë bërë vështirë të kalueshme.

Disa vetura madje kanë ngecur në ujë në lagjen “Aktash” të Prishtinës, transmeton Indeksonline.

Qytetarët kanë dërguar në Indeksonline fotografi të ndryshme të lagjeve pas shiut, ku në shumë rrugë kanë shpërthyer tashmë edhe ujërat e zeza./Indeksonline/