15:04 / E Martë, 14 Prill 2020 / indeksADMonline

Shkaku i COVID-19, ​Austria zvogëlon numrin e trupave në misione në të gjithë botën

Në marrëveshje me ushtritë e tjera evropiane që marrin pjesë në misionet paqeruajtëse dhe në marrëveshje me organizatat ndërkombëtare, ushtria austriake do të zvogëlojë përkohësisht numrin e trupave të saj në misione ndërkombëtare për shkak të gjendjes me koronavirus në vendet ku ndodhen operacionet ndërkombëtare.

Masa, siç shpjegohet në deklaratë, shërben për të siguruar furnizimin mjekësor të kontingjentit jashtë vendit dhe si një masë paraprake për ushtarët në mision.