22:32 / E Enjte, 15 Gusht 2019 / indeksADMonline

Dyshimet e therjes së dy të rinjve në Prishtinë, 19- vjeçari në gjendje kritike

Dy të rinj, një vajzë dhe një djalë janë në gjendje të rëndë si pasojë e një therjeje me thikë që ndodhi sot rreth orën 22:00 në rrugën “Ahmet Dërguti” në Prishtinë.

Indeksonline mëson se persona të panjohur kanë dalë nga makina dhe kanë therur dy të rinjtë, derisa djali, që është i moshës 19 vjeçari në këto momente është në operacion dhe gjendja e tij është e rëndë.

Burime të Indeksonline gjithashtu thonë se dyshimet për sulmin është hakmarrja, që ka të bëj me therjen e para dy muajve që ka ndodhur në rrugën “Rexhep Luci”.

Njësitet policore sakaq janë në vendin e ngjarjes./Indeksonline/