21:01 / E Mërkurë, 07 Qershor 2023 / Gj. Sh

Shkarkimi i Maldinit ndikon edhe te futbollistët, Hernandez drejt largimit

Ditë më parë, skuadra e Milanit, ka shkarkuar nga pozita e drejtorit ekzekutiv Paolo Maldini.

Ky vendim nuk është pritur mirë nga disa prej futbollistëve ‘’Rosonerë’’ të cilët nuk e kanë pritur këtë vendim nga drejtuesit e klubit, shkruan IndeksOnline.

Së fundi largimin e Maldinit e ka komentuar edhe mbrojtësi Theo Hernandez, i cili ka postuar disa fotografi me njeriun që e solli në Milan.

Vështirë t’i themi lamtumirë dikujt që me besoj mua dhe me ndihmoj të bëhet futbollisti që jam sot. Ju dëshiroj më të mirë dhe jeta të na bashkojë përsëri me SempreMaldini”, ka shkruar Hernandez.

Kjo ka bërë që francezi të mendoj qëndrimin në “Milanello” pas ngjarjeve të fundit.

Gazeta italiane, La Repubblica raporton se Hernandez mund të largohet gjatë afatit kalimtar veror, me Manchester Cityn që janë të interesuar për shërbimet e tij.

Mbrojtësi francez ka vazhduar kontratën me Milanin deri në vitin 2027, por largimi i Maldinit mund të shtyej edhe atë të ndaj rrugët me shtatë herë kampionin e Evropës./IndeksOnline/