Shkarkimi i Mourinhos do t’i kushtonte shtrenjtë Man Unitedit
Shkarkimi potencial i Jose Mourinhos do t’i kushtonte Manchester Unitedit plotë 34 milionë euro.
Të shtunën, pavarsisht se mediat raportonin se shkarkimi është i pashmangshëm, trajneri e shpëtoi punën e tij duke fituar, 3-2 ndaj Newcastles.
Sipas Mirror, kjo do t’i kushtonte ”Djajve të Kuq” 34 milionë euro nëse ata vendosin që ta shkarkojnë Mourinhon para se kontrata e tij të skadojë pas dy vitesh, transmeton IndeksOnline.
Në kontratën e tij, ish-trajneri i Real Madridi fiton rreth 16 milionë euro për sezon.
Opsion më i lirë për Manchester Unitedit do të ishte të priste deri në fund të sezonit për të paguar dëmshpërblim më të lirë për Mourinhon.
Mirror gjithashtu raporton se bordi i Man Unitedit e ka kontaktuar Zinedine Zidanen për ta zëvendësuar Mourinhon në klub. Mbetet të shihet./IndeksOnline/