14:17 / E Enjte, 08 Qershor 2023 / AR

Shkarkohen aksionarë të Ndërmarrjeve Publike të Prishtinës

Në Kuvendin Komunal të Prishtinës sot po mbahet seancë e jashtëzakonshme për jashtëzakonshme për shkarkimin e aksionarëve në ndërmarrjet publike lokale.

Kjo po bëhet me iniciativën e asambleistëve të Kuvendit.

Shkarkimi i anëtarëve të komisioneve komunale të aksionarëve të Ndërmarrjeve Publike Lokale të Prishtinës dhe emërimi i anëtarëve të rinj, janë dy pikat e rendit të ditës.

Kuvendi Komunal kishte votuar këta anëtarë me 18 mars të vitit të kaluar.

25 asambleistë ishin pro shkarkimit të këtyre anëtarëve, nuk pati asnjë abstenim dhe një asambelist ishte kundër kësaj./Indeksonline/