16:39 / E Mërkurë, 19 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Shkarkohet Betim Reçica, Izedin Bytyqi emërohet sekretar i ri në ministri

Betim Reçica është shkarkuar nga posti i sekretarit në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ambientit.

Me propozim të ministrit Lumir Abdixhiku, Izedin Bytyqi është emëruar sekretar i ri i ministrisë.

Propozimi është votuar unanimisht në mbledhjen e Qeverisë.

Indeksonline kishte raportuar vazhdimisht për shkeljet që kishte bërë ish-sekretari Reçica në Ministrinë e Infrastrukturës.

Së fundi, Indeksonline kishte publikuar edhe dëshminë se Reçica kishte falsifikuar përvojën menaxheriale të punës në përpjekje për të përmbushur kriteret në ish pozitën e tij./Indeksonline/