19:31 / E Shtunë, 04 Nëntor 2023 / C E

Shkarkohet edhe një trajner në futbollin kosovar

Fc Istogu ka njoftuar se ka ndërprerë kontratën me trajnerin Ramush Gashi.

Klubi nga Liga e Parë e ka arsyetuar ndërprerjen e kontratës me rezultatet e dobëta, shkruan Indeksonline.

“FC Istogu njofton të gjithë sportdashësit dhe futbolldashësit se ka ndërprerë marrëveshjen me trajnerin e deritanishëm z.Ramush Gashi për shkak të rezultateve jo të kënaqshme të deritanishme, andaj z.Gashi i urojmë suksese të mëtutjeshme duke i dëshiruar fat në vazhdimësi”, thuhet në komunikatën e klubit.

Istogu ka njoftuar se shumë shpejtë do të emërohet trajneri i ri. /IndeksOnline/