22:35 / E Hënë, 01 Qershor 2020 / indeksADMonline

Shkarkohet Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës

Ministrja në detyrë e MEPTINIS, Rozeta Hajdari e ka shkarkuar kryesuesin e Inspektoratit të Punës, Valon Lecin.

Ky vendim ka ardhur si pasoj e pakënaqësisë brenda Ministrisë, ku kryeinspektori nuk ka mundur të ndaloj vendimet nga Inspektorati të cilat Inspektorati i punës i ka shpallur të paligjshme, shkarkimin e drejtorit ekzekutiv të Korporatës Energjetikë të Kosovës, Njazi Thaçin dhe drejtorin e Telekomit, Bedri Istrefi dhe Drejtorin e Postës Shefqet Avdija.

Brenda burimeve tona në Ministri bëhet e ditur se gjatë tërë javës ka pasur tensione te ashpra mes kabinetit te ministres, zyrës së kryeinspektorit dhe Inspektorit që mori këtë vendim duke i shpallur shkarkimet si të paligjshme, mirëpo Inspektori i këtij rasti nuk është tërhequr në  asnjë moment nga ky drejtim.