14:40 / E Hënë, 11 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Shkarkohet nga detyra kryetari i Sindikatës së Jurikaturës së Kosovës, shkak pensionimi

Sindikata e Judikaturës së Kosovës, njofton opinionin e gjerë se në takimin e mbajtur sot të rregullt, ka shkarkuar nga detyra Kryetarin e deritanishëm, Asllan Rusinovci, për shkak që i njëjti tani më është i pensionuar.

Po ashtu, Sindikata e Judikaturës, njofton se sot, gjatë këtij takimi ka bërë, zgjedhjen e ushtruesit të detyrës së Kryetarit, nënkryetarit dhe sekretarit organizativ.

Ushtrues detyre i Kryetarit është zgjedhur  Bahri Jashari, ndërkaq, nënkryetar është zgjedhur, Hasan Rukovci, si dhe, për sekretar organizativ kanë zgjedhur Florim Hasani./Indeksonline/