17:51 / E Enjte, 28 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Shkarkohet Ranieri, ish mesfushori bëhet trajner i Fulham

Fulham e ka shkarkuar Claudio Ranierin nga posti i trajnerit. Menaxheri italian nuk ka bindur aspak skuadrën duke arritur rezultate zhgënjyese, gjë që kanë bërë që Fulham të rënditet në pozitën e parafundit në tabelë.

Ranieri, 67 vjeç, mori në nëntor drejtimin e Fulham pas shkarkimit të Slavisa Jokanoviç. Vendin e tij te skuadra londineze do ta zë ish mesfushori anglez, Scott Parker.

Fulham e ka pothuajse të pamundur mbijetesën kur kanë mbetur edhe 10 ndeshje nga fundi i Premierligës./Indeksonline/