19:39 / E Hënë, 14 Janar 2019 / indeksADMonline

Shkarkohet trajneri i Premierligës Angleze, pak para ndeshjes me Cityn

Huddersfield Town ka bërë të ditur se ka mbyllur kontratën me trajnerin David Wagner.

Ky shkarkim vjen gjashtë ditë para ndeshjes me njërin nga kundërshtarët më të rrezikshëm të Premierligës, Manchester City, shkruan Indeksonline.

Klubi ka falënderuar 47-vjeçarin për punën e bërë deri më tani, duke e renditur më se larti në 50 vitet e fundit.

Huddersfield aktualisht është në pozitën e fundit me 11 pikë pas 22 javësh me 2 fitore dhe 5 barazime. /IndeksOnline/