10:57 / E Hënë, 07 Nëntor 2022 / B O

Shkarkohet trajneri i Premierligës, i njohur si “Kloppi austriak”

Southampton ka shkarkuar Ralph Hasenhuttl. Vendimi është marrë pas humbjes së skuadrës nga Newcastle me rezultat 1-4.

Southampton është në vendin e 18-të pas vetëm tre fitoreve në Premier League nga 14 ndeshjet e para.

Skuadra angleze ka marrë vetëm një pikë në tri ndeshjet e fundit dhe është larg pritshmërive me rezultate nga pronarët e klubit.

Drejtuesit kishin planifikuar që t’i japnin trajnerit deri në Botëror, por që humbja bindëse dje ka shtyer pronarët të ndërrojnë mendje./Indeksonline/