11:06 / E Mërkurë, 21 Gusht 2019 / indeksADMonline

Shkatërrohen 755 rrënjë kanabis, në Jabllanicë të Pejës

Policia e Kosovës ka gjetur dhe më pas ka shkatërruar 755 bimë të kanabis sativës në Jabllanicë të Pejës, transmeton Indeksonline.

Sipas policisë, bimët ishin me gjatësi 1 metër deri në 2.5 metra.

Policia ka bërë të ditur se ato janë shkatërruar me djegie.

Personat e dyshuar, lidhur me rastin ende janë të paidentifikuar, ndërkohë që policia po punon për gjetjen e tyre.Indeksonline/